Elezi: KQZ-ja pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare
Foto: Laura Hasani

Elezi: KQZ-ja pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Zgjedhjet 2026 June 22, 2026 - 09:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të përfundimit të procesit të shqyrtimit të ankesave nga institucionet kompetente para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të nxirren nga institucionet përkatëse.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në”, tha Elezi.