Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga krijimi i Ushtrisë së Kosovës

Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga krijimi i Ushtrisë së Kosovës

Aktuale dhjetor 14, 2018 - 08:55
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Ushtria e Kosovës të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kanë mbetur edhe pak çaste nga krijimi i ushtisë.

“Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, ka shkruar ai.