Inspektorati i Kryeqytetit në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Foto: Facebook

Inspektorati i Kryeqytetit në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Aktuale April 26, 2024 - 23:39

Inspektorati i Kryeqytetit sonte në orët e vona ka vazhduar inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegale dhe të rregullta në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Siç kanë njoftuar nga inspektorati, gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa të të gjithë atyre që veprimtarinë e tyre janë duke e ushtruar pa leje të organeve kompetente ose në kundërshtim me rregulloret e kryeqytetit.