Haradinaj: Kosova e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Aktuale February 17, 2019 - 08:19
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në mbledhjen festive të qeverisë së Kosovës për nder të 11-vjetorit te pavarësisë së Kosovës ka thënë që Qeveria është e përkushtuar që të arrije një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Serbinë, raporton “Zeri.info”

Ai tutje tha që Qeveria e Kosovë për 1 vit sa është në qeverisje ka ndërtuar një rrëfim të saj. Duke formuar Ushtrinë dhe duke miratuar edhe disa marrëveshje tjera të rëndësishme.

“Pavarësia jeton në ne. Secili nga ne e ka tregimin e vet për 11-vjet shtet. Edhe qeveria e ka rrëfimin e vet prej që i ka marrë detyrat e saja. Jemi përballë me te gjitha temat ne vet e edhe ato që i kaluam si formimi i Ushtrisë, miratimin e statusit të Trepçës.

Ai ka thënë që Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa duke i paralajmëruar kështu edhe miqtë e Kosovës.

“Është një vit i konsolidimit të temave. Kosova nuk e ka luksin të bej hapa prapa por vetëm para. Duam ti lajmërojmë miqtë tanë që Kosova nuk duhet të bëj hapa prapa”, ka thënë Haradinaj. /Zëri

Image