MPMS, ministria e vetme që ka realizuar 100 % të planit, deklarohet ministri Reçica

MPMS, ministria e vetme që ka realizuar 100 % të planit, deklarohet ministri Reçica

Aktuale March 03, 2019 - 15:19
Lexo Detajet

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) po del të jetë Ministria që ka realizuar 100% të planit, përkatësisht të aktiviteve për vitin 2018.

Sipas një raporti të publikuar nga FOL, MPMS ka realizuar 18 aktivitetet që kanë qenë në plan të realizohen në vitin 2018.

I kontaktuar nga Indeksonline, ministri i këtij dikasteri, Skender Reçica tha se MPMS ka qenë e përkushtuar maksimalisht në realizimin e objektivave dhe prioriteteve  të parapara në plan vjetor.

“Viti 2018 ka qenë vit i karakterizuar me shumë punë e angazhim, me reforma të cilat i kemi ndërmarrë në pothuajse të gjitha fushat që mbulojmë. Vitin e kaluar ne kemi përfshirë në punësim mbi 12 mijë punëkërkues në kuadër të angazhimeve dhe përpjekjeve tona për  rritje të punësimit”, tha ministri.

Reçica shtoi se edhe për këtë vit, MPMS tashmë i ka caktuar objektivat dhe prioritet të cilat veçsr kanë nisur të shohin dritën e zbatimit.

“Punëtorët tanë meritojnë avancim të kushteve dhe të drejtave të tyre, nënat lehonë duhet të gëzojnë trajtim te duhur, pensionistët tanë trajtim meritor. Avancimi i mirëqenies dhe rritja e punësimit janë objektivat tona të përhershme” shtoi Reçica.