500 Mijë euro ndahen nga buxheti për zgjedhjet në veri

500 Mijë euro ndahen nga buxheti për zgjedhjet në veri

Aktuale April 18, 2019 - 13:01
DETAJET

Qeveria e Kosovës , në mbledhjen e sotme ka ndarë 471 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Komisionit Qendrorë Zgjedhor ndërsa këto mjete ndahen nga Ministria e Financave.

“471 mijë euro për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndahen nga Ministria e Financave”, tha ai.

Qeveria poashtu ndau edhe18 mijë euro për  Panelin e Zgjedhjeve  për Ankesa dhe Parashtresa për punën punën shtesë lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen me 19 maj 2019.