Haradinaj: AAK e ka kaluar Lëvizjen Vetëvendosje me mbështetje popullore

Haradinaj: AAK e ka kaluar Lëvizjen Vetëvendosje me mbështetje popullore

Aktuale April 18, 2019 - 14:18
Lexo tjera detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë partia e tij AAK ka kaluar Lëvizjen Vetëvendosje sa i Përket mbështetjes elektorale, shkruan Gazeta Blic.

Ai në një konferencë për medie tha se sheh një nervozizëm në Vetëvendosje, duke parë edhe deklaratat e fundit të deputetëve e liderit të kësaj partie.

“Po e shoh që ka një nervozizëm në VV. Hetohet them të drejtën. E pash Glauk Konjufcën kur doli në foltore prej një djali me një qasje intelektuale më të kujdesshme, këtë fjalën kriminalizim e kanë bërë pjesë të fjalorit edhe thojke kontrata e ‘Global’ është kontrata më kriminale. Por me quajtë një kontratë prej 1 miliar e 3 milion euro të investimit të jashtëm të vendit me naj thashetheme që e ka ndi rrugëve është gabim”, tha Haradinaj.

Sipas tij, në Vetëvendosje ka nervozizëm dhe se, siç u shpreh ai, sipas hulumtimeve të subjekteve të ndryshme ndërkombëtare, AAK ka dalë para Lëvizjes Vetëvendosje. Ai, me këtë rast pati edhe një sugjerim për VV-në.

“E drejta në protestë e tubime e mendim ndryshe është e mirëseardhur. Kemi nevojë për opozitë. Mendoj se në VV është një nervozizëm, mendoj edhe për shkak të matjes së opinionit. Me sa kom informata, janë informata serioze, AAK e ka kaluar Vetëvendosjen në popull. Nuk foli mashtrim. Pra, subjekti im që përfaqësoj nga subjekte relevante ndërkombëtare është se e kemi kaluar VV-në. Është ma mirë VV-ja me kqyrë defektet. Është çështje e ramjes besimi e VV-së e z. Kurti realisht. Më kanë thënë që nuk ka forcë me i paraqitë temat. Nervozizëm militantizëm”, përfundoi Haradinaj.