Haradinaj 'selam' partnerëve të koalicionit: Kur doni mund të shkojmë në zgjedhje

Haradinaj 'selam' partnerëve të koalicionit: Kur doni mund të shkojmë në zgjedhje

Aktuale April 18, 2019 - 14:25
Lexo tjera detaje

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie ka thënë se nuk ka frigë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Blic.

I pyetur nëse mund ta dërgoj deri në fund mandatin e tij, ai tha se nuk ka besuar askush që mund të arrij deri më tash.

“E kam deklaruar disa herë, kur kam ardhë më kanë thanë hajt se edhe nja tri javë një muaj a ku po di unë nuk të zgjatë. Kalkulime nuk po bëj hiç. Ju e hetoni se po mundohem me i kry do punë në Kosovë. P.sh. çështja e pagës minimale nuk është vetëm në favor të AAK-së por edhe të partive tjera. Kur t’i kryejmë këto punë a Ligjin për Pagat. Ma së paku ka njerëz të punësuar që e votojnë AAK-në. Nëse u bë ai ligj nuk është bërë vetëm për njerëz të AAK-së. Është legjitime për një parti ta ketë një kandidat për kryeministër”, tha ai.

Ai pati edhe një porosi për partnerët e koalicionit. Tha se kurdo që dëshirojnë për të shkuar në zgjedhje atëherë edhe AAK është e gatshme.

“A shkojmë në zgjedhje tash? Nuk e di për besë. AAK e kemi thënë që nëse dikush nga partnerët e koalicionit dëshiron për me e ndalë këtë kontratë edhe ne jemi të gatshëm në çdo kohë, por jemi të respektueshëm ndaj vendimeve që i kemi marrë. Prej natyre nuk tradhtoj dikë sepse nuk kam tradhtu paraprakisht. Dua ti falënderoj qytetarët për besimin. Sa të jemi në punë po punojmë kur dojnë zgjedhje shkojmë”, përfundoi Haradinaj.