“Shqiptarët pa kompromis me Serbinë nuk kanë asgjë, presionet nuk ndihmojnë”

“Shqiptarët pa kompromis me Serbinë nuk kanë asgjë, presionet nuk ndihmojnë”

Aktuale April 18, 2019 - 15:29
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Shqiptarët duhet ta dinë se pa kompromis me Serbinë kurrë nuk do të kenë asgjë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Si bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca duhet ta dinë se pa kompromis, presionet nuk ndihmojnë,” tha Vuçiq në një konferencë shtypi.

Ai mes tjerash tha se Serbisë nuk i është ofruar asgjë e ngjashme me idenë e sovranitetit të dyfishtë në veri të Kosovës, kështu që diçka e tillë nuk të ndodhë as në Berlin.

“Sovraniteti i përbashkët është gjithmonë diçka që është një kategori ligjore problematike dhe i ashtuquajturi sovranitet i dyfishtë – nuk e di se çka do të thotë. Por askush nuk më tha se, askush nuk na ofroi këtë dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë në Berlin”, tha ai. /Kk