Haradinaj mirëpret takimin e Samitit të Berlinit

Haradinaj mirëpret takimin e Samitit të Berlinit

Aktuale prill 18, 2019 - 15:52
Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mirëpret takimin e nivelit të lartë joformal i cili do të mbahet më 29 prill në Berlin.

Ai ka theksuar se ky takim, ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që e rëndojnë Ballkanin Perëndimor.

“Mirëpres takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Mirëpres takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Ky takim ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që rëndojnë rajonin tonë dhe për diskutim të hapur e sinqertë për mënyrat e avancimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë.

Samiti i Berlinit do të mbahet më 29 prill. Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Mekrel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë ftuar përfaqësuesit e lartë të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrjen në Samitin e Berlinit e ka konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.