Kaltrina Zhushi ka nevojë për ndihmë

Kaltrina Zhushi ka nevojë për ndihmë

Aktuale April 18, 2019 - 16:54

Kaltrina Zhushi, vuan nga një sëmundje e rrallë e cila njihet si Encephalitis autoimuna anti NMDAR, sëmundje e cila atakon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit. Kjo sëmundje ka kosto të lartë dhe për fat të keq nuk mund të trajtohet në Kosovë.

Diagnostifikimi i sëmundjes tek Kaltrina është bërë relativisht vonë dhe çdo vonesë në luftë me këtë sëmundje është një ditë e cila rrezikon seriozisht jetën e saj. Ndaj familja Zhushi bashkë me shoqërinë e saj e kanë nisur një kampanjë përmes së cilës synojnë të mbledhin fonde të cilat do të mundësonin sigurimin e terapisë së nevojshme për Kaltrinën. Të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, mund të kontribuojnë për ta ndihmuar Kaltrinën për të trajtuar këtë sëmundje me anë të mjeteve financiare.

Për këtë arsye të premten në Termokiss do të mbahet një koncert humanitar ku do të performojnë BimBima, Ergen Nr, Nita Latifi, Lilac dhe Erin Go Go Dance.

Për transferë brenda Kosovës numri i xhirollogarisë në të cilin mund të kontribuoni është: TEB 2011000057284166 – Zalbone Zhushi

Për transferë jashtë Kosovës Swift Code: TEBKXKPR IBAN:XK05 TEB 2011000057284166.

Kaltrinën mund ta ndihmoni edhe përmes SMS-ve në dy operatorë vendor:

Image
Image