Përmirësohet moti, këto do të jenë temperaturat nesër

Përmirësohet moti, këto do të jenë temperaturat nesër

Aktuale July 16, 2019 - 22:17
Lexo tjera detaje

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Do të ketë ngritje graduale të temperaturave.

Shqipëria pas një dite me reshje shiu nga nesër do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Poashtu pritet ngirjte graduale e temperaturave.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me diell dhe vraësira kalimtare si dhe me ngritje graduale të temperaturave.

Pasnesër pritet stabilizim i plotë i motit në tërë rajonin. Do të kemi mot të kthjellët, të këndshëm dhe me shumë rreze diellore. Vende-vende mund të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Të Premtën në tërë rjaonin pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite në disa rajone në Kosovë, Maqedoni, pjesë kontinentale të Shqipërisë dhe veriun e Malit të Zi priten zhvilime vranësirash të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i ngjashëm sikur të premtën pritet të kemi edhe të shtunën.