Nesër e pasnesër temperaturat shkojnë `në qiell`

Nesër e pasnesër temperaturat shkojnë `në qiell`

Aktuale gusht 22, 2019 - 23:35
Lexo Detajet

Gjatë dy ditëve të ardhshme na pret mot i nxehtë e me temperatura përvëluese.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë e me diell.

Sipas Prishtina Weather, gjatë këtyre dy ditëve temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celsius.

“Ndërkohë nga Atlantiku do të depërtojnë fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët mbi Itali, e gradualisht edhe mbi rajonin tonë, ku gjatë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme sjellin mundësi për zhvillime të vranësirave lokale, e orëve të pasdites me reshje lokale shiu dhe bubullima”, bën të ditur Prishtina Weather.

23.08.2019 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Pasdite me vranësira lokale. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-10m/s. Indeksi UV: 8.

24.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 8.

Image