Cili është dallimi mes serbëve dhe jogurtit?

Cili është dallimi mes serbëve dhe jogurtit?

Aktuale shtator 15, 2019 - 11:16

Blogeri i njohur amerikan Kevin Clancy, tashmë disa ditë është në grindje të ashpër me serbët në rrjetin social Twitter, shkruan Zeri.info.

Pasi Serbia ka mundur SHBA-të në basketboll me rezultat 94:89, rrjetet sociale janë djegur nga reagimet, ndërsa njëri prej këtyre reagimeve ka zemëruar shumë serbët.

“Kemi humbur nga Serbia në basketboll? A kanë ata fare ushqim atje”, ka shkruar ai.

“I hamë amerikanët për mëngjes”, kishin bërë shaka disa komentues serbë, ndërsa të tjerët kishin filluar të ofendojnë, duke i kërkuar atij t’u kërkoj falje, shkruan më tutje "Zëri.info". 

Image

Mirëpo, ai ka vazhduar me talljet e tij dhe mes tjerash ka pyetur serbët nëse vetëm tani kanë zbuluar grupin e famshëm ‘BackStreet Boyse’ dhe u ka thënë se do të kërkojë falje kur të gjithë serbët do të kërkojnë falje për 16 milionë vdekjet gjatë luftës së parë botërore (serbët janë fajtor për shpërthimin e kësaj lufte).

Por Clancy nuk është ndalur me kaq.

“A e dini se cili është dallimi mes jogurtit dhe serbëve? Jogurti nuk është përgjegjës për sjelljen gjenodiciale dhe luftën e parë botërore”, ishte një postim tjetër i tij me temë Serbinë. Me të njëjtin ritëm ai ka vazhduar të tallet me serbët edhe sot, ndërsa ndërkohë është mburrur me mbi 1000 ndjekës të ri nga Serbia./ZERI