Frikë e madhe nga tërmeti: Qytetarët vendosin ta kalojnë natën jashtë banesave

Frikë e madhe nga tërmeti: Qytetarët vendosin ta kalojnë natën jashtë banesave

Aktuale September 21, 2019 - 21:37
Detajet

Frika dhe paniku që kanë shkaktuar tërmetet në Shqipëri, ka bërë që qytetarët sonte të qëndrojnë në qiell të hapur.

Në disa vende të Shqipërisë qytetarë shikohet që kanë nxjerrë dyshekët për të fjetur jashtë sonte.

Edhe Emergjencat Civile kanë bërë thirrje që të mos qëndrojnë në banesa sonte. Sonte do të ngrihen 6 kampe për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Vlenë të theksohet se gjatë ditës se sotme tërmet i fuqishëm ka shkundur Shqipëri. Sipas raportimeve të para, epiqendra ishte në Durrës. Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë.

Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier, shkruan Metro.

Tërmeti i parë u pasua nga një i dytë që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë banesave e zyrave.

Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle u regjistrua 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet, afër Kepit të Rodonit. Sipas ekspertëve, ky është tërmeti më i forte në 20-30 vitet e fundit.

Image