Kurti dhe profesori i mirënjohur nga Universiteti i Cambridge diskutojnë për situatën në Kosovë dhe Ballkan

Kurti dhe profesori i mirënjohur nga Universiteti i Cambridge diskutojnë për situatën në Kosovë dhe Ballkan

Aktuale October 20, 2019 - 15:49
Detajet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka shkruar se ditë më parë gjatë vizitës së tij në Londër ishte takuar me profesorin e mirënjohur të Universitetit të Cambridge-it, Marc Weller.

Kurti njofton se bashkë me Weller kishte diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, Ballkan dhe të ardhmen në Evropë.

Postimi i tij i plotë:

Gjatë vizitës në Londër, parmbrëmë takuam edhe Profesorin e mirënjohur nga Universiteti i Cambridge-it, z. Marc Weller, ekspert i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe i studimeve ndërkombëtare kushtetuese. Në Klubin e Reformistëve ku dikur shkruanin e diskutonin jo vetëm politikanë e kryeministra por edhe shkrimtarë të famshëm prej H. G. Wells te E. M. Forster, biseduam për situatën në Kosovë, raportet në Ballkan dhe të ardhmen e Evropës.