Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Aktuale November 10, 2019 - 19:27

Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë.

E fundit që raportohet të ketë arritur është ajo ndaj Selim Morines nga Landovica e komunës së Prizrenit, shkruan Gazeta inFokus

Në mbështetje të Morinës kanë dal shokët e tij, të cilët në Facebook kanë treguar që ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së sotmë është ftuar edhe Rexhep Selimi, i cili ftesën nga Gjykata Speciale e ka bërë publike në profilin e tij në Facebook.