Maliqi: Diaspora jonë radikale, nuk jetojnë këtu dhe na shesin mend

Maliqi: Diaspora jonë radikale, nuk jetojnë këtu dhe na shesin mend

Aktuale nëntor 13, 2019 - 21:03
Detajet

Analisti Shkëlzen Maliqi sonte në Rubikon ka thënë se Diaspora e Kosovës ka më shumë qëndrime radikale dhe shesin mend, ndonëse nuk jetojnë këtu.

‘’Më shumë ka radikalizëm në Diasporë dhe e sheh që më pak kanë përgjegjësi dhe nuk po jetojnë këtu. Nganjëherë edhe po shesin mend. Nuk është vetëm fenomeni tek ne por Diaspora është tepër asi vendi që ka këso qëndrime radikale dhe atje në Kosovë më shumë klientelizëm, e këtu s’ka”, është shprehur ai.

‘’Tash pritjet e elektoratit do të jenë më të mëdha dhe ndëshkimet e atyre që nuk i plotësojnë premtimet’’, ka thënë ndër të tjera Maliqi.