Albulena Haxhiu për vendimet e PZAP’së thotë se janë bërë për t’ia marrë shumicën VV’së

Albulena Haxhiu për vendimet e PZAP’së thotë se janë bërë për t’ia marrë shumicën VV’së

Aktuale November 19, 2019 - 23:43
Detajet

Anëtarja e kryesisë së VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se ekziston një plan për t’ia marrë shumicën VV’së në Kuvend.

“Po ekziston një plan për të futur një parti në Kuvend për të na larguar shumicën e VV’së”

“Është marrë vendim për rinumërimin e mbi 60% të votave, jo pse mendon që ka parregullësi por që dëshiron të zhagisë procesin”

PZAP ka marrë vendim që të rinumërojë mbi 1400 vendvotime si dhe të mos numërojë votat e ardhura nga Serbia. Kështu tani mbi 90% e vendvotimeve do të rinumërohen pasi që edhe mbi 800 vendvotime ishin rinumëruar më parë.