Walker tregon se a e injoroi Thaçin në videon e shumëpërfolur (VIDEO)

Walker tregon se a e injoroi Thaçin në videon e shumëpërfolur (VIDEO)

Aktuale January 19, 2020 - 15:15

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Pas takimit, Walker ndër të tjera ka folur edhe për videon e manipuluar në të cilën pretendohej kinse ai nuk ka dashur t’ia japë dorën Thaçit, njofton Klan Kosova.

Walker ka kërkuar që të mos trajtohen gjërat në atë mënyrë dhe për t’i hequr të gjitha dyshimet, ai e ka përqafuar sërish Thaçin.

“Ju lutem mos i trajtoni gjërat sikurse atë ditë gjatë vizitës sime në Reçak kur unë isha duke ja dhuruar Thaçit një libër – një gazetar mendoi se aty ndodhi diçka shumë veçantë – se unë nuk ia dhashë dorën Presidentit Thaçi”.

“Pra nëse nuk e keni bezdi, unë dua t’ja shtrëngoj dorën atij edhe njëherë”.

 
Takimi i sotëm me ambasadorin William Walker

Takimi i sotëm me ambasadorin William Walker

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, January 19, 2020