LVV-ja e LDK-ja s’tunden nga ‘istikamet’
Foto: Laura Hasani

LVV-ja e LDK-ja s’tunden nga ‘istikamet’

Aktuale January 25, 2020 - 08:20
Lëvizja Vetëvendosje nuk lëkundet nga qëndrimi i saj se oferta e LDK-së është e papranueshme dhe se Glauk Konjufca nuk largohet nga pozita e kryeparlamentarit. Në anën tjetër, as LDK-ja nuk është e gatshme të lëshojë pe sa i përket propozimit të saj për ta marrë pozitën e kryekuvendarit. Me ngulm partia e Isa Mustafës po kërkon pushtet të balancuar, ani pse në zgjedhje ka dalë e dyta
Image

Pavarësisht ofertave e kundërofertave, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur ta bindin njëra-tjetrën për bashkëqeverisje. Te dyja palët nuk po zmbrapsen nga qëndrimet e tyre për bërjen e qeverisë, ani pse kanë kaluar gati 4 muaj nga zgjedhjet, shkruan sot gazeta "Zëri".

 Përmes ofertës së fundit LDK-ja ka kërkuar nga Vetëvendosja ta shkarkojë nga posti i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcën dhe me pozitën e tij të udhëheqë dikush tjetër nga LDK-ja deri në zgjedhjen e presidentit. Madje për shqyrtimin e kësaj oferte ose gjetjen e një zgjidhjeje tëpërbashkët LDK-ja i ka dhënë Vetëvendosjes afat vetëm deri të dielën, në të kundërtën partia e Isa Mustafës do tëheqë dorë nga bisedimet me LVV-në për formimin e ekzekutivit të ri.

Mirëpo oferta e fundit e LDK-së, sipas Vetëvendosjes, është joserioze dhe e paarsyeshme për t’u shqyrtuar. Ndonëse partia e Albin Kurtit e ka refuzuar këtëofertë, ajo nuk ka dhënë ndonjë propozim tjetër që do tëmund ta merrte pëlqimin e LDK-së dhe do të shpinte në njëmarrëveshje koalicioni.

Madje të dyja palët ka më shumë se dy javë që nuk janë takuar në këtë drejtim. Përveç afatit tëLDK-së, i mandatuari për kryeministër Albin Kurti ka afat kushtetues deri më 4 shkurt ta paraqesë përbërjen e qeverisë së tij për votim në Kuvendin e Kosovës.

LVV: S’ka arsye të shqyrtohet kërkesa për largimin e Konjufcës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e ka dhënë edhe njëherë tjetër qëndrimin e partisë se kërkesa e LDK-së për largimin e Glauk Konjufcës nga pozita e kryekuvendarit është e paarsyeshme dhe nuk meriton as të shqyrtohet. Sipas saj, zgjedhja e Konjufcës si kryetar Kuvendi ështëbërë në mënyrë kushtetuese dhe çdo kërkesë për ta kthyer prapa këtë vendim është jodemokratike.

 “Çdo kërkesë për kthim prapa është shkelje e parimit të demokracisë, cenon vullnetin e deputetëve dhe godet që në fillim betejën për mënyrën e ndryshimit të qeverisjes, për çfarë morëm mandatin nga qytetarët e vendit. Andaj është e padrejtë,edhe e papranueshme, kërkesa për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk ka asnjë arsye serioze dhe parimore pse duhet të shqyrtohet një kërkesë e tillë”, ka potencuar ajo.

Sipas Nagavcit, kushti i LDK-së për largimin e Konjufcës është i pakapërcyeshëm dhe se Lidhja Demokratike nuk duhet t’i bëjë presion LVV-së me interesa të tilla partiake.

"Me LDK-në duhet të shtojmë e të forcojmë bashkëpunimin, të rrisim besimin, ashtu që të përballojmë me sukses presionin, të cilin mund ta kemi përballë luftimit të krimit e të korrupsionit përballë proceseve të rëndësishme që do t’i kemi, duke parë gjithmonë interesin më të mirë të Republikës së Kosovës. Nuk është rruga e duhur që të bëjmë presion tani duke vendosur kushte të pakapërcyeshme, duke vënë interesat partiake mbi interesat e vendit”, ka pohuar ajo.

LDK-ja pret zgjidhje nga LVV-ja sa më parë, kërkon pushtet të balancuar

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetëkëmbëngulëse në ofertën e saj të drejtuar LVV-së më 15 janar, ku ka kërkuar nga kjo parti ta largojë Glauk Konjufcën nga posti i kryeparlamentarit dhe këtë pozitë t’ia kalojë LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka konfirmuar se partia e tij qëndron prapa afatit kohor që ia ka dhënë LVV-së që deri të dielën të gjejë zgjidhje për bashkëqeverisje.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar diçka. Kemi menduar që është mirë sa më shpejt të përfundojnënegociatat, në mënyrë që në rast se ka rezultat pozitiv tëecim përpara, por edhe në rast të ndonjë epilogu tjetërLVV-ja të ketë kohë të bisedojë me subjektet tjera për bërjen e qeverisë”, ka thënë Veliu.

Nënkryetari i LDK-së pohon se LDK-ja mund tëkonsiderohet e nënshtruar nëse nuk e merr pozitën e kryeparlamentarit, pavarësisht se partia e tij nuk e konteston personalitetin e personit që tashmë mban këtëpozitë. Kësisoj LDK-ja po kërkon pushtet të balancuar me LVV-në edhe pse në zgjedhje ka dalë e dyta.

 “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo ne si LDK e kemi një ofertë tonën, që mendojmë se është e drejtë. Gatishmëria jonë nuk është të hyjmë në koalicion si të dëmtuar ose si të nënshtruar, por të hyjmë në një koalicion të barabartë dhe të balancuar, ku lexohet drejtvota e qytetarit”, ka deklaruar Veliu.

Rrugëdaljet e mundshme nga patpozicioni mes LVV-së dhe LDK-së

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka përmendur triopsione, të cilat mund ta zgjidhin ngërçin e negociatave mes LVV-së e LDK-së për bërjen e qeverisë. Sipas Velës,opsioni i parë është të merret parasysh propozimi i LDK-sëpër udhëheqjen e përkohshme të Kuvendit deri nëzgjedhjen e presidentit të propozuar nga LDK-ja, por me disa modifikime. 

“LVV-ja në secilin opsion duhet t’i ketë 2 anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Së dyti, zgjedhja e qeverisë duhet t’i paraprijë dorëheqjes sëkryetarit aktual të Kuvendit nga radhët e LVV-së dhe zgjedhjes së tij të propozuar nga LDK-ja. Po ashtuzgjedhjes së presidentit të propozuar nga LDK-ja duhet t’i paraprijë dorëheqja e kryetarit të Kuvendit nga radhët e LDK-së dhe (ri)zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nga radhët e LVV-së. Ndarja e ministrive mbetet e njëjtë - sipas marrëveshjes ekzistuese 5 me 5”.

Ndërsa opsioni i dytë, sipas Velës, është që nëse LVV-jarefuzon propozimin e LDK-së për udhëheqjen e përkohshme të Kuvendit nga ana e tyre, atëherë ështëpërgjegjësi e LVV-së që të bëjë propozim të ri për rindarjen e përgjegjësive dhe numrit të ministrive në favor të LDK-sënë kuadër të qeverisë me 12 ministri. 

“LDK-ja duhet tëudhëheqë më shumë ministri se LVV-ja në këmbim tëmbajtjes së kryetarit të Kuvendit nga ana e LVV-së deri nëzgjedhjen e presidentit të propozuar nga LDK-ja. Pas zgjedhjes së presidentit ndarja e ministrive mes LVV-sëdhe LDK-së duhet të kthehet në formulën 5 me 5”.

Ndërsa opsioni i fundit, sipas Velës, është që palët tëdeklarojnë dështimin e negociatave dhe të parashihen formula tjera për formimin e qeverisë së pakicës ose ndonjë qeverie teknike deri në zgjedhje të reja./Zëri