Ramush Hardinaj flet pas rastit ku u vra polici në Prizren

Ramush Hardinaj flet pas rastit ku u vra polici në Prizren

Aktuale January 28, 2020 - 22:59
Lajmi i Fundit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rastit të ndodhur në Prizren ku u vra një Polic i Kosovës.

Haradinaj i tronditur pas këtij lajmi, thotë se organet e drejtësisë duhet të veprojnë shpejt në zbardhjen e këtij rasti, përcjell "Zëri.info".

Ai po ashtu ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e policit të ndjerë, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Shkrimi i plotë i Ramudh Haradinajt:

I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit.

Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.

Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!

RH