Osmani takohet me kongresmenin republikan, diskutohet për zhvillimet në Kosovë

Osmani takohet me kongresmenin republikan, diskutohet për zhvillimet në Kosovë

Aktuale May 10, 2024 - 12:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me kongresmenin republikan Pete Sessions.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka ndarë një postim për takimin e saj me kongresmenin, duke theksuar se ky takim ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe për thellimin e partneritetit me SHBA-në, transmeton Zeri.info.

“Një takim produktiv me kongresmenin republikan Pete Sessions, me të cilin pata mundësi të diskutoj për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me SHBA-në”, shkroi ajo në Facebook.

Ndërkaq Osmani shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në rrugën drejt zhvillimit dhe stabilitetit në Kosovë. /Zëri