Kroacia merr zyrtarisht udhëheqjen e presidencës së Këshillit të BE-së, i bënë thirrje Kosovës për formim të Qeverisë
Foto: Laura Hasani

Kroacia merr zyrtarisht udhëheqjen e presidencës së Këshillit të BE-së, i bënë thirrje Kosovës për formim të Qeverisë

Aktuale January 29, 2020 - 12:47
Gjatë ditës së sotme është prezantuar edhe zyrtarisht programi i Kroacisë, shtet ky që ka marrë udhëheqjen Këshillit të presidencës së BE-së që nga janari i këtij viti, raporton

Me këtë rast Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova gjatë fjalimit të saj theksoi se me marrjen e presidencës së BE-së nga Kroacia, viti 2020 do të jetë vit i ndryshimit për BE-në dhe shtetet anëtare të saj.

"Puna për të udhëhequr Këshillin e BE-së si dhe presidenca tani kalon të Kroacia dhe me këtë rast falënderoj ambasadoren Barisic për partneritetin e ngushtë dhe angazhues që tashmë e kemi. Ky pranim dorëzim i presidencës është veçanëtisht emocionues pasi do të jetë hera e parë që Kroacia shteti më i ri anëtar i BE-së merr këtë rol të rëndësishëm. Viti 2020 paraqet kohën për ndryshim dhe rinovim të projektit tonë të përbashkët kur lidershipi kërkohet më shumë së kurrë", tha Apostollova.

Image

Apostollova me këtë rast foli edhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore, por jo për heqjen e vizavë pëe Kosovën. Sipas Apostollovës ngjarja më e rëndësishme do të jetë Samiti i radhës që do të ndodh në maj të këtij viti. "Ngjarja më e rëndësishme politike do të jetë samiti i Zagrebit më maj, duke përqendruar një qasje të përgjegjshme ndaj fqinjësisë dhe vazhdimin e nje politike te besueshme dhe efektive të zgjerimjt. 20 vjet pasi procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE u nis drejt stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit të mëtejm ekonomik dhe ndërlidhjen me kontinentin Evropian", ka deklaruar ajo. Në anën tjetër ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišiç, nënvizoi prioritet e programit qeverisës të Kroacisë. "Programi Presidencës kroate është i ndarë në katër fusha prioritare: Një Evropë në zhvillim, nje Evropë që lidh, një Evropë që mbron dhe një Evropë me ndikim. Përveç këtyre katër shtyllave në rendin e ditës ekzistojnë edhe disa detyra kryesore politike, përkatësisht: Korniza Financiare Shumëvjeçare, zgjerimi, konferenca për Ardhmërinë e Evropës dhe marrëdhëniet e reja me Mbretërinë e Bashkuar", është shprehur Barisic. Ndërsa kur foli për Kosovën ajo tha se ajo dj shteti që përfaqëson do ti kushtojnë vëmendje të madhe zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës, që do ta shtyjë Kosovën drejt BE-së.

"Kosova është kandidat potencial, kështu që ne do ti kushtojmë vëmendje të veçantë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, dhe unë ju siguroj se ekziston një vullnet i fortë në Zagreb për të përparuar", tha ajo duke bërë thirrje që sa më parë të formohet Qeveria e Kosovës, me qëllim që tu sigurohet një jetë më e mirë qytetarëve kosovar/Zeri