Kërkohet nga Qeveria e Kurtit të merren masa urgjente kundër koronavirusit

Kërkohet nga Qeveria e Kurtit të merren masa urgjente kundër koronavirusit

Aktuale February 23, 2020 - 17:32
Visar Berisha, këshilltar i Zëvendëskryeministrit Hoti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të hartojë një strategji dhe të përgatitet për t’u përballur me koronavirusin, i cili nisi në Kinë dhe ka prekur edhe disa vende europiane përfshirë Italinë, Gjermaninë e Francën.

Këshilltar i Zëvendëskryeministrit Hotit, Visar Berisha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bëjë hartimin e strategjisë që të jemi të përgatitur ti bëjmë ballë korornavirusit, virus ky i cili së pari herë u përhap në Kinë dhe po vazhdon shtrirjen e tij në të gjitha vendet e botës , kështu duke shkaktuar viktima të shumta.

“Injorimi i rrezikut për kontaminim me koronavirusin tashmë i ndodhur te porta, nuk guxon te ndodhe”, ka paralajmëruar Berisha me profesion mjek.

“Shërbimi shëndetësor publik jo ne nivelet te kënaqshme nuk ka kapacitete te mjaftueshme për t’u përballe nëse një virus i tille na vije brenda. Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë publikë duhet sa me shpejt te përshtatin një strategji veprimi me masa edukuese, parandalues dhe përballje me infeksionin e mundshme”, ka shtuar ai.

Sipas Berishës , shkollat, spitalet, administrata publike dhe ambientet e përbashkëta rekreative janë vendet ku më së shumti mund të merren dhe të zhvillohen viruse të tille.

“Paniku është këshilltari më i keq në kësi rastesh. Na duhet strategji shtetërore për një përballje eventuale me sa ma pak dame”, ka shkruar ai.

Koronavirusi së fundi ka prekur edhe shtetin e Italisë kështu duke shkaktuar edhe vikamat e para të tij.