Krasniqi: Nuk është e çuditshme që koronavirusi të përhapet në Kosovë

Krasniqi: Nuk është e çuditshme që koronavirusi të përhapet në Kosovë

Aktuale February 25, 2020 - 14:33

Infektologu Valbon Krasniqi, ka thënë për “Radio Prishtinën” se shtetet tjera e kanë të vështirë ta parandalojnë koronavirusin, kështu që nuk është e çuditshme që ai të përhapet edhe në Kosovë, raporton Zëri.info.

Sipas tij, aftësia për të infektuar njerëzit, është shumë e lartë, ndërkohë që shkalla e vdekshmërisë tani për tani është e ulët.

“Ajo që dihet deri tani është se fatmirësisht rastet me koronavirus jashtë territorit të Kinës janë të ulëta. Situata është me të vërtetë serioze. Me gjithë masat që merren, po i shohim edhe shtetet tjera, e kanë shumë të vështira ta parandalojnë këtë virus dhe nuk është çudi që edhe në Kosovë të shohim raste të prekura. Sëmundjet që shkakton koronavirusi janë të njëjta me infeksionet që shkaktojnë edhe viruset tjerë. Koronavirusi është një grup i madh i viruseve. Ky koronavirusi i ri është për herë të parë”, ka thënë ai. //ZERI