Vrasja e Balajt dhe Xheladinit, MD kërkon informata rreth hetimeve nga Rumania

Vrasja e Balajt dhe Xheladinit, MD kërkon informata rreth hetimeve nga Rumania

Aktuale February 27, 2020 - 16:41

Ministria e Drejtësisë sot i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë së Rumanisë për t’u njoftuar në lidhje me arritjet në procesin e hetimeve që shteti rumun po bën në kuadër të hetimeve për vrasjen e dy protestuesve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Këta dy të fundit u vranë në Prishtinë, në protestën e 10 shkurtit 2007, në të cilën u përfshinë policë rumun në kuadër të forcave policore të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë ka njoftusr se përmes kësaj kërkese është e interesuar që nga institucionet e drejtësisë rumune të njoftohet nëse është marrë vendimi përfundimtar për këtë rast që ka nisur në vitin 2009.

Image
Image