Qehaja: Mësimi në formën virtuale në Kosovë me shumë pak interaktivitet
Foto: Laura Hasani

Qehaja: Mësimi në formën virtuale në Kosovë me shumë pak interaktivitet

Aktuale March 27, 2020 - 18:08
Image

Ballafaqimi i shtetit në luftën kundër virusit Covid-19, ka bërë që edhe mësimi të vazhdojë edhe për një kohë virtual. Kjo pasi që dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vazhdojë ndërprerja e mësimit deri në një vendim tjetër. Pas këtij vendimi të Qeverisë, MAShT-i, u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që të vazhdojnë ta ndjekin mësimin në distancë, siç është duke u vepruar tash e disa ditë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Rinor Qehaja drejtor ekzekutiv i organizatës “Ed Guard”, ka thënë për “Zërin”, se zhvillimi i mësimit në formën virtuale ka shumë pak interaktivitet.

“Mësimi nga distanca përkundër që i mirëseardhur dhe i organizuar në rrethana të jashtëzakonshme, na rikujton edhe njëherë për mangësitë thelbësorë që i kemi në arsimin para universitar. Mësimi nga distanca, i organizuar në formatin aktual, me shumë pak interaktivitet, nuk besoj që mund të nxis interesimin e nxënësve për një kohë të gjatë”, ka thënë ai për “Zërin”.

Sipas tij ka gjasa që pas fillimit të mësimit, të ripërsëriten edhe njëherë përmbajtjet që janë mësuar në formën virtuale.

“Frika ime është që do të jemi në një situatë ku pas rifillimi të mësimit duhet të ri përsëriten po e njëjtat përmbajtje –është vështire e besueshme në një përfshirje të fëmijëve në numër të madh në mësimin nga distanca. Po ashtu, rikujtoj që është konteksti social i familjeve tona që jo çdo fëmije i mundëson të ketë përkushtimin pa shpërqendrim gjatë këtij procesi.

Të mësuarit nga distanca kërkon investim në metodologji dhe vetëdijesim, gjë që kërkon kohë, andaj edhe nuk janë të befasishme të metat që mund të identifikojmë gjatë këtij procesi”, ka thënë ai. /Zëri