Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Borell përshëndet heqjen e tarifës 100%

Borell përshëndet heqjen e tarifës 100%

Aktuale March 31, 2020 - 23:16

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell e ka mirëpritur vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, raporton Zëri.info.

Borell në një postim në rrjetin social tëitter ka thënë se është i lumtur që Qeveria në largim ka marrë një vendim të tillë të rëndësishëm.

“I lumtur që shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga qeveria e përkohshme e #Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe BiH.  Ky është një vendim i rëndësishëm.  Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës # COVID19”, ka thënë Borell.

Kujtojmë se sot Kurti e ka hequr tarifën dhe në orën 00:00 pas mesnate do të hyjë në fuqi parimi i reciprocitetit./Zëri