Milaim Zeka me akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes

Milaim Zeka me akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes

Aktuale April 04, 2020 - 12:51

Ish- deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka drejtuar akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka shkruar se Vetëvendosje erdhi në pushtet me shpifja, abuzim dhe dhunë.

Zeka shkon aq larg me akuza, saqë shton se Kurti po flet me llafe të BIA-s serbe.

Reagimi i plotë:

Rreth shpifjes

11 mi km katror te Kosoves, me i kthy ne milimetra, edhe nuk munden me u barazu me shpifjet e krereve te VV-se. Prandaje kur flasin keta per shpifje, sinqerisht ta shpifin.
Kane shpife per lufte.

Kan shpife per demarkacion, per pavaresi, per Ahtisarin, per Ameriken e BE, per Astrit Deharin, per Flamurin e Kosoves, e mbi te gjitha kane shpife per gjoja ekzistimin e nje marreveshje per ndarjen e Kosoves, ne mes Thaçit e Vuqiçit.

Kur e pyeten Kryeministrin Kurti, ku ashte marreveshja, tha nuk e dine, sepse nuk e ka pa!!! Aha, demek, kryeministri po na folka me llafet e BIA- serbe!

VV-ja me tri gjana erdhi ne pushtet: shpifje, abuzim, dhune!