Deputeti i AAK-së për Ramush Haradinajn: Shumë njerëz thonë se ai është Adem Jashari i gjallë

Deputeti i AAK-së për Ramush Haradinajn: Shumë njerëz thonë se ai është Adem Jashari i gjallë

Aktuale April 07, 2020 - 10:12

Anëtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, është përfshirë në një debat të madh me shume gazetarë e me politikanë të partive të tjera, duke i akuzuar si proserbë e prorusë.

Së fundmi ai në këtë grup ka futur edhe Ramush Haradinajn, duke thënë se i përket të njëjtit grup.

Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, duke thënë se është e turpshme ajo që po e thotë Feraj.

Ai ka thënë se shumë njerëz e thonë që Ramush Haradinaj është Adem Jashari i gjallë, ndërkohë që Feraj akuzon kaq ulët. “Shpeshherë tjerët e kanë thënë se Ramush Haradinaj është Adem Jashari i gjallë. Këtë e kanë thënë për faktin se nuk u kursye as vetë e as familja e tij. Çohet një profesor, që së paku për etikë të profesorit do të duhej të ishte më i përmbajtur, Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes, e thotë se Ramush Haradinaj na qenka pjesë e lobit serbo-rus. Po, po! Ramush Haradinaj na qenka prorus e proserb. Marrja rëndoftë mbi ju!”, ka shkruar Syla.