Bajrami nuk ul kriterin e notës mesatare për bursa

Bajrami nuk ul kriterin e notës mesatare për bursa

Aktuale May 30, 2020 - 15:56

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami treguar se është hapur konkursi për bursat për studentët e universiteteve publike.

Bajrami ka bërë të ditur se edhe përkundër reagimeve të disa organizatave studentore për uljen e e kriterit e notës mesatare për përfitim të bursës, kjo gjë nuk ka qenë e mundur të bëhet edhe përkundër thirrjeve për protestë kundër MASHTI-t, transmeton Zeri.info

"Është hapur konkursi për bursa për studentët e universiteteve publike. Janë përcaktuar kriteret ligjore dhe të njëjtat janë publikuar në njoftimet e MASHTI-it. Jam duke i lexuar reagimet dhe paralajmërimet e disa organizatave studentore se do të protestojnë pse s’e kemi ulur kriterin e notës mesatare. NUK KA MUNDËSI të ndryshohet ky kriter pasi është i përcaktuar me bazë ligjore. Thirrjet e juaja për protestë me kauzën që MASHTI duhet të ulë kriterin e notës mesatare për disa fakultete, janë thirrje për të mos e respektuar ligjin. Nuk do ta bëj një gjë të tillë asnjëherë", ka shkruar ministrja.

Ajo gjithashtu ka thënë se buxheti i bursave është buxhet i shtetit dhe si i tillë nuk nuk shpenzohet as për qejfe të dikujt e as pse dikush organizon protesta.

Mes tjerash, Bajrami ka thënë se MASHTI ka një Udhëzim Administrativ për ndarjen e bursave e për të cilin ajo ka vërejtje por tha se "koha nuk premtoi që të bëj ndryshime".

Krejt në fund ministrja falënderon taksapaguesit e vendit të cilët i mundësuan MASHTI-t që të ofrojë mbështetje për studentët dhe për të shpërndarë mbi 1 milion euro për bursat e tyre.

"Buxheti për bursa ështe 1,150,000.00 Euro, bursë do të përfitojë secili student i cili i plotëson kushtet sipas UA 14/2017 Për Ndarjen e Bursave dhe Konkursit të shpallur nga MASHTI me 29.05.2020. Lartësia e bursës varet nga numri i atyre që aplikojnë dhe i plotësojnë kushtet", përfundoi Bajrami.