Mustafa nuk i beson anketës së UNDP-së që nxorën Vjosa Osmanin si politkanën më të pëlqyer

Mustafa nuk i beson anketës së UNDP-së që nxorën Vjosa Osmanin si politkanën më të pëlqyer

Aktuale May 31, 2020 - 13:53

Sipas një ankete nga UNDP-ja, që u publikua para pak ditësh, politikania më e pëlqyer në Kosovë, del të jetë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani me rreth 72%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%.

Por këtyre statistikave nuk po ju beson lideri i LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Zeri.info.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk e kupton që një qeveri që ka shkelur dy herë Kushtëtutën të ketë përkrahje kaq të lartë.

“Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët. Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre”, ka shkruar Mustafa.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar miq
U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet.
E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet.
Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët.
Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.
Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!
Prandaj, po i kexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika! IM