Edhe 13 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, 2 të shëruar

Edhe 13 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, 2 të shëruar

Aktuale May 31, 2020 - 20:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit ka bërë testimin e 113 mostrave për COVID-19, nga të cilët 13 raste kanë dalë pozitive, përcjell “Zëri.info”.

Rastet e reja me COVID-19 janë raste kontakti: 10 nga komuna e Vushtrrisë, dy nga Mitrovica dhe një nga Prishtina.

“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

IKSHPK po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar dy persona.

“Sot më 31 maj 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 843 raste”, thuhet në njoftim. /Zëri