Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Haxhi Shala ndërron mendje, do ta votojë qeverinë “Hoti”

Haxhi Shala ndërron mendje, do ta votojë qeverinë “Hoti”

Aktuale June 03, 2020 - 11:32

I plotësuar 13:07

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, tha se ka ndryshuar qëndrimin e tij për mosvotimin e qeverisë “Hoti”.

Ai tha se do ta votojë qeverinë “Hoti”, raporton "Zeri.info".


I plotësuar 13:05

Koalicioni Nisma - AKR ia zoton votat qeverisë “Hoti”

Endrit Shala, deputet i Nismës Socialdemokrate, tha se koalicioni Nisma - AKR do ta votojë qeverinë “Hoti”, raporton "Zeri.info".

 


I plotësuar 13:02

Lista Serbe do ta votojë qeverinë “Hoti”

Deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe, tha se deputetët e kësaj partie do ta mbështesin formimin e qeverisë “Hoti”, raporton "Zeri.info".

 


I plotësuar 13:01

Veseli thotë se PDK-ja nuk do ta votojë qeverinë “Hoti”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se votimi i qeverisë është me rëndësi, por këtë qeveri PDK-ja nuk do ta votojë, raporton "Zeri.info".

“S’ka diçka më me rëndësi se votimi i qeverisë, shumë nga ju sot mund të bëni një pyetje, pse jemi këtu tani dhe si u bë që pas gjithë atyre premtimeve të shembet gjithçka në më shumë se 50 ditë. Atë që e quajtën shpresë e kthyen në një mashtrim të paparë”, tha ai, raporton "Zeri.info".

Sipas tij, kryeministri në detyrë Kurti ka dëmtuar Kosovën.

“Kurti po ik prej vetes, jo prej të tjerëve. Ai e ka dëmtuar shumë Kosovën”, tha Veseli.

Sipas tij, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Hoti.

“Kjo do t’i ndodhë edhe Avdullah Hotit, i cili është kopje joorigjinale e këtij mashtrimi. Votimi i sotëm është vazhdimësi e mashtrimit. Nuk jemi me LVV-në, as me LDK-në, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pazare me mua dhe me PDK-në për pushtet, nuk i pranoj edhe po të ma jepni krejt pushtetin, rrugën time”, përfundoi ai. /Zëri

 


I plotësuar 12:50

Gashi: Qeveria e re vjen pas një procesi të mundimshëm politik dhe kushtetues

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën e cila është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet qeveria “Hoti”, ka thënë se seanca për formimin e kësaj qeverie vjen pas një procesi të mundimshëm politik dhe kushtetues, raporton "Zeri.info".

“Pas një procesi të mundimshëm politik dhe kushtetuese, por të bindur që po veprojmë drejt, kjo qeveri duket se po vjen si rezultat i një situate polarizuese. Nuk duhet si vendim popullor. Një pjesë e spektrit po na shikon me urrejtje, ndërsa pjesa tjetër me besim dhe me shpresë”, tha Gashi.

Tutje Gashi ka folur edhe për dy arsyet, të cilat sipas tij e shohin me skepticizëm formimin e qeverisë “Hoti”, si dhe i rekomandon kësaj qeverie që të mos shkarkojë bordet, të cilat i ka caktuar qeveria “Kurti”, por fillimisht të shihet performanca e tyre.

“Dy arsyet pse po e shohin me skepticizmin qeverinë së re është arritja e një marrëveshjeje finale me Serbinë, si dhe frika nga nepotizmi. I rekomandoj qeverisë së re se bordet e caktuara nga LVV-ja të mos shkarkohen fillimisht, por t'u bëhet një vlerësim i performancës, të shihet baza e tyre juridike dhe sa i përket bashkëpunimit me opozitën, ne jemi të gatshëm për dialog për t’u përgatitur për procesin me dialogun me Serbinë”, është shprehur Gashi. /Zëri


Selimi: Kjo qeveri po krijohet pa votat e qytetarëve 

I plotësuar 12:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se është duke u krijuar një qeveri pa votat e qytetarëve.

Selimi në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës akuzon LDK-në për mashtrim të votuesve dhe për mashtrim të LVV-së sa ishin partnerë në qeverinë “Kurti”, raporton “Zeri.info”.

“Sot kemi përballë ata që duan të bëjnë qeveri pa votuesin dhe pa qytetarin. Kjo është qeveri e mashtrimit të dyfishtë, ju mashtruat votuesin tuaj dhe neve si partnerë tuaj. Përfituat nga pandemia që ta dërgonit qeverinë në mocion mosbesimi, njëjtë po përfitoni edhe tani, në këtë gjendje të krijoni qeveri pa vota”, tha Selimi.

Ai tutje shtoi se Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën.

“Shkeljeve të njëpasnjëshme deri te vendimi i padrejtë dhe jokushtetues i Gjykatës Kushtetuese, në vend që Gjykata të prodhonte drejtësi, ata i dhanë të drejtë shkelësit të Kushtetutës”, tha ai. /Zëri

 


I plotësuar 12:05

Hoti para deputetëve: Nuk do të ketë qeveri me sfond populist si e kaluara

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka filluar ekspozenë e tij në seancën ku pritet të votohet si kryeministër i Kosovës, raporton Zeri.info

Hoti në këtë fjalim ka kritikuar qeverinë “Kurti”, duke thënë se qeveria e re nuk do të ketë asnjë fuqi tjetër, përveç asaj që buron nga Kushtetuta.

“Kur kemi pranuar këtë sfidë jo të lehtë, por pa alternativë, jemi nisur për të respektuar demokracinë. Demokracia jonë duhet të avancojë në drejtim të demokracisë perëndimore dhe në asnjë drejtim tjetër. Jemi nisur nga bindja jonë se nevojitet gjithëpërfshirje, jo stigmatizim e përjashtim. Nuk do të ketë qeveri me sfond populist si e kaluara”, tha Hoti. /Zëri

 


Hoti u drejtohet deputetëve me ekspozenë e tij

I plotësuar - 11:45

I mandatuari për të udhëhequr qeverinë e re të Kosovës, Avdullah Hoti, u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim, përmes të cilit ai ka shpalosur programin e tij qeverisës.


Image

Nis seanca, Osmani e Nagavci refuzojnë ta udhëheqin atë

Ka nisur seanca për votimin e qeverisë “Hoti”.

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala i LDK-së, njoftoi se ai do ta udhëheqë këtë seancë, me autorizim nga kryetarja Vjosa Oamani.

Shala tha se në seancë janë të pranishëm 71 deputetë, nga të cilët asnjë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton “Zeri.info”.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi i pari filloi me fjalimin e tij i cili tha se do të mbajnë një minutë heshtje për minatorët që humbën jetën në minierë. “Në shenjë respekti për dy minatorët që humbën jëtën dje në minierën e Artanës, deputet mbajnë 1 minutë heshtje”, tha Gashi