Komuna e Prishtinës vendos ndarje fizike në rrethrrotullimin e lagjes Arbëria

Komuna e Prishtinës vendos ndarje fizike në rrethrrotullimin e lagjes Arbëria

Aktuale June 04, 2020 - 18:00

Komuna e Prishtinës, ka vendosur ndarjet fizike në rrethrrotullimin në lagjen Arbëria në kryeqytet, ndarje kjo e cila mënjanon krijimin e kolonave të gjata po ashtu çrregullimin që shpesh ndodhë në rrethrrotullim.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për vendosjen e kësaj ndarje fizike në rrethrrotullim ka thënë se ngritë nivelin e sigurisë deh ndihmon rrjedhën e trafikut në këtë pjesë të frekuentuar të Prishtinës, përcjell “Zeri.info”.

Sot po ashtu gjatë ditës, komuna ka filluar ngritjen e vendkalimeve.

Këtë veprim fillimisht Ahmeti tregon se e kanë ndërmarrë në "Rrugën B", duke premtuar se do vazhdojë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Me këtë rast, Ahmeti ka treguar se ndërhyrja e fundit në vendkalime është bërë për sigurinë dhe kujdesin e këmbësoreve dhe pjesëtarëve në komunikacionin rrugor.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, sot po ashtu kanë bërë zgjidhjen për shmangien e tollovisë së krijuar në qendër të kryeqytetit më konkretisht në rrugën “Qamil Hoxha”.

Në këtë rrugë janë vendosur pengesa sinjalizuese të cilat ndalojnë parkimin e veturave para kafeneve në qendër të Prishtinës, përcjell “Zëri”.

Pengesat e vendosura vazhdojnë nga rruga “Qamil Hoxha” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga ky veprim i sotëm i komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, "FotoLajm", ka publikuar edhe pamje të cilat i shihni KËTU./Zëri