Bajrami pranon detyrën e Ministres së Financave

Bajrami pranon detyrën e Ministres së Financave

Aktuale June 04, 2020 - 19:08

Nga Ministre e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në Qeverinë Hoti, Hykmete Bajrami sot ka ndërruar pozitën, kështu duke e pranuar atë të Ministres së Financave, transmeton Zeri.info

Bajrami, pas pranimit të detyrës, menjëherë zhvilloi takim me stafin menaxherial të ministrisë, ku tha se kjo detyrë është përgjegjësi dhe privilegj njëkohësisht për të.

Ministrja gjithashtu ka theksuar se duke marrë parasysh situatën ekonomike të krijuar nga virusi COVID19 dhe kërkesat e shumta buxhetore për mbështetjen e luftës kundër pandemisë, e obligojnë atë dhe stafin e ministrisë, që ti japin zgjidhje për sigurimin e një të ardhme financiare të qëndrueshme, kështu duke krijuar kushte të favorshme për sektorin privat.

Ajo theksoi se sfidë tjetër për ta në këtë kohë pandemie është edhe Rishikimi i Buxhetit, "Duhet të kemi një angazhim tjetër shtesë dhe se në këtë rishikim ne do të përfshijmë programin e Qeverisë Hoti", tha Bajrami.

Në fund ministrja tha se e njeh një pjesë të stafit të MFT-së dhe se nga angazhimet e mëparshme të tyre, kanë dëshmuar se janë të përgatitur për tejkalimin e sfidave të mëdha.