Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Hoti e konfirmon se do ta shfuqizojë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë
Foto:Laura Hasani

Hoti e konfirmon se do ta shfuqizojë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë

Aktuale June 04, 2020 - 20:59

Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, pritet ta shfuqizojë vendimin e ish-kryeministrit, Albin Kurti që vendosi reciprocitet të plotë tregtar me Serbinë.

Kjo do të bëhet për t'i hapur rrugë dialogut në Bruksel, ka thënë kryeministri Hoti.

Në një intervistë për televizinin publik, kryeministri i sapozgjedhur ka thëne se do të heq të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, duke përfshirë edhe reciprociteti .

"Ne do të heqim të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe reciprocitentin" ka deklaruar Hoti, transmeton Zeri.info.

Ai më tej ka thënë se, dalogun e ka garanci nga partnerët ndërkombëtar, që sipas tij, në rast se nuk ka sukses, do ta kthejnë maswn e recipricitetit. 

"Nëse dialogu nuk ka sukses, ne do të vendosim masat e plota të reciprocitetit dhe do të kemi përkrahjen e partnerëve" ka thënë kreu i ri i ekzekutivit kosovar.

Hoti më tej tha se për heqjen e masës së reciprocitetit, e ka mbështetjen edhe të partnerëve të koalicionit.

"Po sepse mbi këto premisa është ndërtuar ky koalicion" ka thenë ai duke mos përmendur datë se kur mund të merret ky vendim./Zëri/