Hotin e uron kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Hotin e uron kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Aktuale June 05, 2020 - 20:15

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, me rastin e marrjes së detyrës në krye të ekzekutivit.

Homologu i Hotit, në urimin e tij ka theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet që synojnë integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet evropiane, duke garantuar se Hungaria do të vazhdojë të punojë në thellimin e tregtisë bilaterale me përfitime reciproke, investimet dhe marrëdhëniet edukative sa më shumë që është e mundur.

“Jam mirënjohës që marrëdhëniet tona bilaterale ekonomike dhe politike janë zhvilluar vazhdimisht gjatë viteve të fundit”

“Hungaria mbetet e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet tuaja që synojnë integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet evropiane. Ju garantoj se Hungaria do të vazhdojë të punojë në thellimin e tregtisë tonë bilaterale me përfitime reciproke, investimet dhe marrëdhëniet edukative sa më shumë që është e mundur” ka shkruar Orban në letrën dërguar Hotit./Zëri