Mbi 70 raste të reja me COVID-19 që nga lehtësimi i masave më 1 qershor në Kosovë

Mbi 70 raste të reja me COVID-19 që nga lehtësimi i masave më 1 qershor në Kosovë

Aktuale June 05, 2020 - 23:48

Kosova ka nisur fazën e tretë të lehtësimit të masave në fillim të javës që po lëm pas.

Nga 1 qershori, kur ka nisur faza e tretë e lehtësimit të masave, e deri të premtën më 5 qershor, në Kosovë janë regjistruar 72 raste me koronavirus, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, gjatë kësaj përjudhe, janë shëruar edhe 33 pacientë.

  • 1 qershor: 27 raste të reja, asnjë i shëruar.
  • 2 qershor: 18 raste të reja dhe 4 të shëruar.
  • 3 qershor: 11 raste të reja dhe 24 të shëruar.
  • 4 qershor: 5 raste të reja dhe 3 të shëruar.
  • 5 qershor: 11 raste të reja dhe 2 të shëruar.

Në përgjithësi, nga data 8 shkurt deri më 5 qershor 2020, në Kosovë, janë testuar gjithsej 16.177 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.158 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 876 raste, ndërsa kanë mbetur edhe 312 raste aktive me COVID-19./Zëri