IKSHPK: 36 raste të reja me COVID-19, tetë të shëruar

IKSHPK: 36 raste të reja me COVID-19, tetë të shëruar

Aktuale June 06, 2020 - 20:46

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh nga të te testuarit për sëmundjen COVID-19.

Nga këto testime të bëra në 201 mostra, gjithsej 36 kanë rezultuar pozitive ndërsa gjashtë të shëruar, përcjell “Zeri.info”.

Sipas IKsHPK-së rastet pozitive janë raste kontakti.

“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 36 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste  (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme)”, thuhet në njoftim.