Mustafa: Pa SHBA-në çlirimi dhe ekzistenca e Kosovës do të ishte i pamundur

Mustafa: Pa SHBA-në çlirimi dhe ekzistenca e Kosovës do të ishte i pamundur

Aktuale July 04, 2020 - 14:42

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar 4 korrikun, ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë që sipas tij shënon kthesë për historinë botërore.

Mustafa thotë se 4 korriku shënon shënon arritjen e suksesshme të të gjithë atyre që i besuan idealit për liri, demokraci dhe paqe.

“Për idealet e njëjta populli i Kosovës u mishërua dhe kjo lidhje e përbashkët mes SHBA-së dhe Kosovës e ka shndërruar Kosovën në aleatin e parezervë që SHBA-ja e ka sot dhe do ta kenë gjithmonë edhe në të ardhmen”, përcjell ai.

Tutje kreu i LDK-së, shpreh mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot për zhvillimin e saj.

“Pa mbështetjen e SHBA-së, çlirimi dhe vetë ekzistenca e Kosovës si shtet do ishin thuajse të pamundura, andaj i jemi përjetësisht mirënjohës. Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, citohet të ketë thënë Mustafa në komunikatë. /Zëri