Veseli kërkon të anulohet protesta e 9 korrikut

Veseli kërkon të anulohet protesta e 9 korrikut

Aktuale July 04, 2020 - 18:26

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar një protestë më datën 9 korrik.

Me anë të kësaj thirrjeje synohet kundështrimi i aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi, të parit të PDK-së Kadri Veselit dhe emrave të tjerë të papublikuar.

Veseli, përmes një video-konference në “Facebook”, ka kërkuar që kjo protestë të anulohet, shkaku i situatës momentale më pandemi.

“Në këtë kohë të pandemisë, si në gjithë botën, kemi shqetësim jetën e qytetarve. Nuk dua që për mua të rrezikohet jeta e asnjërit, sepse ky ishte edhe qëllimi i luftës tonë: të jetojmë të lirë dhe pa rrezkuar jetën e tjetrit. Lus të gjithë që të kenë mirëkuptim dhe të anulojnë këtë prostestë”, theksoi Veseli.

Ai ka falenderuar bashkëluftëtarët e tij për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj kohe.

Sipasj tij, historinë e popullit të Kosovës as nuk mund ta zhbëjë dhe as nuk mund ta rishkruaj askush.

“Gjeneratave të reja u takon ta mësojnë drejtë historinë e shtetit tonë dhe ta mbrojnë atë. E sotmja dhe e ardhmja e këtij shteti është e pandalshme, është e ndritur dhe do të jetë e sigurt”, ka përfunduar Veseli./Zëri