Infektohen me koronavirus dy mjekë në Klinikën e Onkologjisë

Infektohen me koronavirus dy mjekë në Klinikën e Onkologjisë

Aktuale July 08, 2020 - 15:18

Në Klinikën e Onkologjisë dy mjekë kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për “Telegrafin” drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

“Dy mjekë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ata janë në vetizolim dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, përveç temperaturës, nuk kanë pasur simptoma tjera”, deklaroi ai.

Kurtishi shtoi më tej se mjekët mund ta kenë marrë virusin COVID-19 nga ndonjë pacient.

Ndryshe, numri total i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ka arritur në 3 mijë 886 raste, 2 mijë e 3 persona janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 82 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.