Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Lladrovci: Mbështes vizionin e Ali Ahmetit për kryeministrin e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Lladrovci: Mbështes vizionin e Ali Ahmetit për kryeministrin e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Aktuale July 12, 2020 - 15:17

Për tri ditë radhazi në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se mbështet vizionin për kryeministrin e parë shqiptar në këtë shtet, propozim ky i dhënë nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Të bashkuar pa dallim për këtë vizion, do të arrihet barazia, sepse shqiptarët e meritojnë atë. Jeta dhe vepra juaj është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Shqiptar, qytetarë, votues të 15 Korrikut. Realizo ëndrrën, beso në vizionin për Kryeministrin e parë shqiptar, të bashkuar!”, ka shkruar Lladrovci.

Në foto bashkë me Lladrovcin dhe Ahmetin shihet edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.