Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Aktuale August 13, 2020 - 08:22

Mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasdites mund të bjerë shi përgjatë viseve malore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënieje të lehtë ditën e diel. Minimalet nga 15 gradë C deri në 17 gradë C, ndërsa maksimalet 26 gradë deri në 32 gradë C.

Mot i nxehtë do të jetë edhe të premten (nesër). Gjatë ditës do të ketë vranësira e në mbrëmje pritet të ketë rrebeshe shiu me bubullima.

Nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Evropa Perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima.