Në Spitalin e Pejës 57 pacientë po trajtohen me COVID-19, 12 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës 57 pacientë po trajtohen me COVID-19, 12 në gjendje të rëndë

Aktuale August 13, 2020 - 08:43

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar 57 pacientë me COVID-19, 40 pacientë janë me okisgjenoterapi, 12 të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Nga spitali kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me COVID-19. /Zëri

Njoftimi i plotë:

9 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 57 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 40 pacientë janë në oksigjenoterapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe të gjitha lindjet kanë qenë normale. Kanë lindur 6 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

172 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1.990 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione.

Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 116 shërbime radiologjike dhe prej tyre 83 ekzaminime të rëntgenit, 20 EHO dhe 13 CT.