45 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë, një në gjendje të rëndë

45 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë, një në gjendje të rëndë

Aktuale August 13, 2020 - 09:46

Tetë infermierë janë të infektuar në Vushtrri. Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayd” ka bërë të ditur raportin 24-orësh të pacientëve me COVID-19, ku njofton se ka dhe nga stafi që janë prekur me COVID-19.

Nga ky spital kanë njoftuar se janë duke u trajtuar 50 pacientë, ndërsa 45 persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, një pacient është në gjendje të rëndë, 30 të tjerë janë në oksigjenoterapi dhe 4 me CPAP.

Në këtë spital 8 infermierë janë të infektuar me COVID-19 dhe një nga personi jomjekësor. /Zëri