Në një konferencë rajonale Lëvizja Vetëvendosje shpjegon demokracinë dhe transparencën brenda saj

Në një konferencë rajonale Lëvizja Vetëvendosje shpjegon demokracinë dhe transparencën brenda saj

Aktuale August 15, 2020 - 13:26

Në një njoftim në “Facebook” Lëvizja Vetëvendosje lajmëron se sekretari i saj për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti, ka përfaqësuar këtë parti në konferencën rajonale të organizuar nga Westminster Foundation for Democracy (WFD), ku u diskutuan praktikat më të mira të demokracisë së brendshme dhe transparencës financiare.

Madje aty Ahmeti tregoi praktikat e demokracisë së brendshme dhe transparencës të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në këtë konferencë, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të subjekteve politike të rajonit dhe përfaqësues të WFD-së nga këto vende, Ahmeti paraqiti praktikat e demokracisë së brendshme dhe transparencës të Lëvizjes sonë. Të njohura edhe nga organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare si praktikat më të mira në Republikën e Kosovës, ato sot janë pjesë e një raporti të publikuar rishtazi nga WFD, nga ku mund të shihen si shembull i funksionimit dhe mund të diskutohet për t’u përditësuar edhe më tutje”, shkruhet në njoftim derisa përcillet se konferenca u mbyll me diskutimin se si subjektet politike po i përshtatin aktivitetet e tyre me rrethanat e reja të krijuara nga pandemia e COVID-19. /Zëri