Mustafa mosvotimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, e quan luftë primitive partiake

Mustafa mosvotimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, e quan luftë primitive partiake

Aktuale August 15, 2020 - 13:42

Dje në Kuvendin e Kosovës nga deputetet nuk është arritur të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Për këtë ka reaguar ish-deputeti i LDK-së njëherit njohësi i fushës së ekonomisë, Muhamet Mustafa i cili e ka quajtur luftë primitive partiake mungesën e kuorumit për votimin e këtij projektligji, transmeton Zeri.info

Mustafa ka thënë se neglizhenca dhe papërgjegjësia janë kundër interesit publik dhe sipas tij për këtë i mbetet faji pozitës dhe opozitës.

“Çka të thuhet me këtë rast ? Lufta primitive partiake, popullzimi manipulativ, neglizhenca e papërgjegjësia, apo të gjitha së bashku kundër interesit publik dhe nevojës për të mbështetur aktivitetet ekonomike dhe nevojat sociale në kushte të rënda të përballjes me COVID 19! Sigurisht për këtë fajin e kanë të dyja pozita dhe opozita”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Mustafa në këtë shkrim shpjegon se pse i mbetet faji pozitës dhe opozitës për mos votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Pozita, para se ti adresohet opozitës, duhet të sheh se perse kishte vetëm 43 deputet për votim! Ku ishin edhe 20 te tjerë? Derisa nuk adresohet përgjegjësia individuale e deputetëve , grupeve parlamentare dhe partive politike ne Kuvend do te ndodhe kështu”, tha më tej ai, duke shtuar se është koha që deputetet të cilët i quajti indolent të përballen me përgjegjësit e tyre.

Bëjmë të ditur se nga dje Kuvendi i Kosovës do të shkojë në pushime deri më 15 shtator./Zëri

 

c